VIDEOLAJM/ Manastirliu ndjek procesin në Rrogozhinë, të moshuarit entuziastë për vaksinimin

TIRANË, 1 prill/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar ditën e sotme procesin e vaksinimit për të moshuarit në Rrogozhinë.

Të moshuarit janë shprehur entuziastë për vaksinimin e tyre, ”rrofshi dhe fitofshi!” “Faleminderit për këtë kontribut të madh që po jepni!“, ishin disa nga fjalët e të moshuarve drejtuar ministres.

Manastirliu tha se procesi i vaksinimit do të vijojë intensivisht, derisa e gjithë popullata të vaksinohet për t’iu rikthyer më tej normalitetit.

“Neve bëjmë detyrën t’ju mbrojmë ju dhe të dalim sa më shpejt nga kjo e keqe. Çdo gjë do shkojë mbarë dhe mirë, do vazhdojmë t’i vaksinojmë të gjithë. Janë duke u lodhur shumë këto gocat, në gjithë Shqipërinë këto po e mbajnë vaksinimin, po vaksinojnë pafund. Të gjithë bashkë ta mundim këtë armik edhe të kthehemi në normalitet, të jemi të gjithë bashkë”, tha Manastirliu.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.