Ballina Bota

BRUKSEL – Blinken: Vazhdimi i angazhimit të Turqisë në NATO në interesin e të gjithëve

BRUKSEL, 24 mars /ATSH-AA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken deklaroi se “vazhdimi i angazhimit të Turqisë në NATO është në interesin e të gjithëve”.

Blinken dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, zhvilluan një bisedë me temë “Përforcimi i lidhjes transatlantike” në selinë e NATO-s në Bruksel.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth Turqisë, Blinken tha se kanë mendime të ndryshme në disa tema me Turqinë, por NATO-ja përveç çështjeve të tjera të mosmarrëveshjes veçanërisht në lidhje me uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor ka treguar se luan një rol efektiv.

Ai tha se ky është një shembull shumë pozitiv dhe se duhet vazhduar përpjekjet në lidhje me pakësimin e tensioneve.

Blinken vuri në dukje se nuk është sekret se kanë mospajtime me Turqinë.

“Turqia është aleati ynë me të cilin kemi të kaluar të gjatë dhe që e vlerësojmë. Vazhdimi i angazhimit të Turqisë në NATO është në interesin e të gjithëve”, u shpreh Blinken./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“100 ditë, 100 arritje”/ Humbjet teknike në rrjetin energjetik janë ulur me 20% nga 45% në 2013
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE-ja paralajmëron AstraZeneca-n për furnizimin me vaksina