Ballina Ekonomi

“100 ditë, 100 arritje”/ Humbjet teknike në rrjetin energjetik janë ulur me 20% nga 45% në 2013

TIRANË, 24 mars/ATSH/ Investimet e kryera nga qeveria shqiptare në sektorin energjetik kanë ndikuar në uljen e humbjeve teknike në rrjet.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje” se sa janë humbjet teknike në rrjetin energjetik sot 45 % apo 20 %.

Kryeministri Rama thekson se “sot humbjet teknike në rrjetin energjetik janë ulur me 20 % nga 45 % në vitin 2013”.

Disa ditë më parë Kryeministri Edi Rama deklaroi se synimi i qeverisë që ai drejton në fund të mandatit të tretë është ulja në 10 % e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Niveli i humbjeve nga 45 % në vitin 2013-n, zbriti në 21.7 % në fund të vitit 2019, ndërsa niveli i arkëtimeve në këtë hark kohor thuajse është dyfishuar.

Krahasuar me vitin 2018, humbjet në rrjet ranë me 2.2 %.

Në vitin 2013, OSHEE arrinte të mblidhte vetëm 38 % të energjisë së konsumuar, ndërsa sot kjo shifër shënon 65 % të energjisë së shpërndarë në rrjet. /a.a/r.e/

 

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNë rrugën e zgjidhjes problematika e punonjësve të Uzinës së prodhimit dhe demontimit të armëve, Poliçan
Artikulli tjetërBRUKSEL – Blinken: Vazhdimi i angazhimit të Turqisë në NATO në interesin e të gjithëve