TIRANË, 24 mars/ATSH/ Investimet e kryera nga qeveria shqiptare në sektorin energjetik kanë ndikuar në uljen e humbjeve teknike në rrjet.
Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje” se sa janë humbjet teknike në rrjetin energjetik sot 45 % apo 20 %.
Kryeministri Rama thekson se “sot humbjet teknike në rrjetin energjetik janë ulur me 20 % nga 45 % në vitin 2013”.
Disa ditë më parë Kryeministri Edi Rama deklaroi se synimi i qeverisë që ai drejton në fund të mandatit të tretë është ulja në 10 % e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Niveli i humbjeve nga 45 % në vitin 2013-n, zbriti në 21.7 % në fund të vitit 2019, ndërsa niveli i arkëtimeve në këtë hark kohor thuajse është dyfishuar.
Krahasuar me vitin 2018, humbjet në rrjet ranë me 2.2 %.
Në vitin 2013, OSHEE arrinte të mblidhte vetëm 38 % të energjisë së konsumuar, ndërsa sot kjo shifër shënon 65 % të energjisë së shpërndarë në rrjet. /a.a/r.e/
/k.s/