Ballina Ekonomi

Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin 3.7 miliardë lekë

TIRANË, 22 mars/ATSH/ Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 3.7 miliardë lekë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën të ditur se këto të ardhura janë realizuar 793 milionë lekë, ose 17.6 % më pak se në 2-mujorin e vitit 2020, si dhe 308 milionë lekë ose 7.7 % më pak se plani për muajin.

Ekonomia shqiptare mori dy goditje të njëpasnjëshme, atë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, i cili shkaktoi një dëm që llogaritet përtej 900 milionë eurove, ndërsa nevoja për rindërtim u llogarit mbi 1 miliardë euro, si dhe nga pandemia e shkaktuar nga virusi Sars-CoV 2.

Në këtë situatë, qeveria vendosi ndër të tjera edhe lehtësimin e biznesit duke shtyrë afatin e pagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin gjatë vitit 2020, si dhe ta zerojë atë për bizneset me xhiro vjetore deri 14 milionë lekë për një periudhë prej 8 vitesh. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKaskada e Drinit/ Prurjet 380 m3/s, prodhimi ditor mbi 20 mijë MWh
Artikulli tjetër50% financim falas/ Skema Kombëtare, mbështetje të drejtpërdrejtë projekteve në agroturizëm