Ballina Aktualitet

Majko reagon për foton e Vuçiç: Tregon se i pëlqen papajtueshmëria. Sovraniteti I Kosovë garantohet nga NATO, jo nga instagrami

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko deklaroi sot se, “me publikimin e fotos së Republikës së Kosovës me flamurin serb, presidenti i Serbisë Vuçiç, tregon se i pëlqen papajtueshmëria”.

Majko tha se “ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd”.

“Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Majko.

Majko theksoi se “sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami”.

“Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb t’i ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram”, tha Majko. /m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjykata e Lartë me 7 anëtarë/ Soreca: E rëndësishme të procedohet me shpejtësi në emërimet e mëtejshme, BE krah jush
Artikulli tjetërBOSNJE-HERCEGOVINË – Rinis vaksinimi me AstraZeneca