Ballina Bota

BOSNJE-HERCEGOVINË – Rinis vaksinimi me AstraZeneca

BEOGRAD, 19 mars /ATSH-ANSA/ – Federata kroato-myslimane, një prej dy entiteteve që përbëjnë Bosnje-Hercegovinën, njoftoi se do të rifillojë administrimin e vaksinës antiCOVID-19 AstraZeneca, pas garancisë së marrë sot nga Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA), njoftuan mediet rajonale.

Entiteti kishte pezulluar vaksinën AstraZeneca këto ditët e fundit, në mënyrë të ngjashme me rrugën e ndjekur nga disa vende europiane.

Dhjetë mijë doza të vaksinës i janë dhënë Federatës kroato-myslimane të Serbisë dhe do të administrohet fillimisht tek personeli shëndetësor.

Bosnje-Hercegovina, si vendet e tjera të rajonit, pret furnizimet e vaksinave në kuadër të programit Covax International./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMajko reagon për foton e Vuçiç: Tregon se i pëlqen papajtueshmëria. Sovraniteti I Kosovë garantohet nga NATO, jo nga instagrami
Artikulli tjetërCOVID-19 – Vaksina AstraZeneca funksionon më mirë kundër varianteve