Ballina Aktualitet

Gjykata e Lartë me 7 anëtarë/ Soreca: E rëndësishme të procedohet me shpejtësi në emërimet e mëtejshme, BE krah jush

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca vlerësoi sot dekretimin e 4 anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, nga Presidenti Ilir Meta.

Soreca theksoi se, “tani është e rëndësishme që të procedohet me shpejtësi me emërimet e mëtejshme në Gjykatë”.

Ambasadori siguroi se “BE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për KLGJ-në për të arritur këtë objektiv”.

“Mirëpresim dekretimet e Presidentit Ilir Meta për 4 emrat e rinj të Gjykatës së Lartë, pas propozimit të KLGJ-së. Tani është e rëndësishme që të procedohet me shpejtësi me emërimet e mëtejshme në Gjykatë. BE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për KLGJ-në për të arritur këtë objektiv”, tha Soreca.

Presidenti Meta vendosi që Sokol Binaj të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë, Albana Boksi të emërohet gjyqtare e Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë dhe Klodian Kurushi të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

Së bashku me këto 4 emërime të reja, Gjykata e Lartë nga sot bëhet me 7 anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAnglishtja që në klasën e parë/ Kushi: Mandatin e ardhshëm do të ketë vëmendje më të madhe për arsimin
Artikulli tjetërMajko reagon për foton e Vuçiç: Tregon se i pëlqen papajtueshmëria. Sovraniteti I Kosovë garantohet nga NATO, jo nga instagrami