Ballina Flash

Tajlanda nis vaksinimin me AstraZeneca

BANGKOK, 15 mars /ATSH/ – Tajlanda do të nisë përdorimin e vaksinës “AstraZeneca” të martën, me kryeministrin dhe kabinetin e tij që do ta marrin të parët, njoftuan zyrtarët, sipas raportimeve nga Reuters.

“Vaksinimi i vonuar  i kryeministrit Thai Prayuth Chan-ocha dhe ministrave të tij do të zhvillohet të martën në mëngjes”, tha për gazetarët një zëdhënës i qeverisë.

Ministri tajlandez i Shëndetësisë, Anutin Charnvirakul, njoftoi më herët sot se vaksina “AstraZeneca” do t’i bëhej gjithë kabinetit qeveritar.

“Shumë vende kanë konfirmuar se nuk kanë hasur raste të mpiksjes së gjakut si një efekt anësor të vaksinës dhe do të vazhdohet me administrimin e saj”, tha Anutin.

Strategjia e vaksinimit masiv të Tajlandës varet shumë nga vaksina “AstraZeneca”, që do të prodhohet nga qershori për shpërndarje rajonale, me 61 milionë doza të rezervuara për popullsinë e saj./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“100 ditë, 100 arritje”/ 55 mijë studentë përfitojnë shërbime falas ose të reduktuara përmes kartës së studentit, nga zero në 2013
Artikulli tjetërI rritur në fshatin SOS, sot kandidat për deputet/ Alfred Muharremi: Te PS shikoj angazhimin për të çuar përpara ëndrrën që ne kemi