I dyti në listat e PD në Durrës/ Duka: Nëse s’fitoj nuk marr pjesë kurrë në zgjedhje

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/ Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka deklaroi sot se ka negociuar me kreun e PD, Lulzim Basha se do të jetë i dyti në listën e qarkut të Durrësit.

PAA do të jetë pjesë e koalicionit Aleanca e Ndryshimit, së bashku me PD dhe aleatët e saj, por jo me LSI që do të garojë me lista më vete.

“Fjalë burrash. Me Ramën nuk bëhem kurrë‼️ Jam i dyti në në qarkun e Durrësit në listat e PD, nëse nuk fitoj, nuk marr pjesë kurrë në zgjedhje”, është shprehur Duka në një reagim.

“Kam negociuar për vendin e dytë. Nëse nuk e marr, nuk kam për të vrarë njeri. Por nëse nuk jam i dyti në Durrës, nuk dal kundër opozitës, nuk bëhem me Ramën, por rri në shtëpinë time”, ka theksuar Duka në një tjetër reagim.

“Ka një muaj që Basha më ka komunikuar që do jem i dyti në Durrës. Të tjerët kanë për të negociuar deri më datë 6 dhe gjithsecili ka qenë në merak të vendit të vet”, tha Duka.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.