Çupi: Rama ka 8 vjet që mashtron dibranët për rrugën e Arbrit

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/ Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi u shpreh sot se kryeministri Edi Rama ka 8 vjet që mashtron dibranët për rrugën e Arbrit.

“Sa herë ka zgjedhje, Edi Rama mashtron dibranët për Rrugën e Arbrit. Në 8 vjet, ai dështoi në mënyrë të turpshme për të mbaruar Rrugën e Arbrit, e nisur nga PD që në vitin 2012. Premtime pas premtimesh të pambajtura të Edi Ramës dhe dibranët janë akoma më të izoluarit dhe më të braktisurit e kësaj qeverie të dështuar”, theksoi Çupi.

“Për 8 vjet, Edi Rama i la dibranët në baltë dhe përfundimi është se këto 8 vjet ishin fatkeqësi për Dibrën. Mijëra dibranë, matjanë, bulqizakë janë larguar nga shtëpitë për shkak të braktisjes nga qeveria e Edi Ramës”, u shpreh Çupi.

“Faturën e mashtrimeve do ta paguajë në 25 Prill. Rama humb, dibranët fitojnë! Kam qenë e bindur gjithmonë se Rrugën e Arbrit do ta përfundojë PD! Është koha për ndryshim!”, tha Çupi. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.