Ballina Aktualitet

Bllokohen disa automjete në aksin Milot-Lezhë /FA-të mundësojnë zhvendosjen e tyre nga rruga

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/- Reshje të dendura të borës dhe ngricat kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit duke shkaktuar edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Forcat e Armatosura në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit kanë rritur gatishmërinë në të gjitha akset rrugore për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Më problematike situata paraqitet në autostradën Milot –Lezhë, ku për shkak të ngricave disa makina kanë mbetur të bllokuara paraditen e sotme në këtë aks.

Ministria e Mbrojtjes informon se Forcat e Armatosura janë angazhuar menjëherë për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e situatës.

Një mjet çisternë i FA-së ka mbërritur për të furnizuar mjetet e mbetura pa karburant, ndërkohë që trupat Komando po ndihmojnë edhe me krahë zhvendosjen e makinave të bllokuara në mënyrë që të vijojë normalisht edhe qarkullimi i mjeteve të tjera.

Të gjitha strukturat shtetërore janë në gatishmëri ndërsa po vijon pastrimi i akseve rrugore nga bora dhe ngricat.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOT / Strehë dhe një ushqim i ngrohtë, 33 persona kalojnë mbrëmjen në qendrat sociale të Bashkisë Tiranë
Artikulli tjetërZELANDË E RE – Kufizim tre ditor kundër COVID-19, mbyllen shkollat dhe bizneset jo thelbësore