WELLINGTON, 14 shkurt /ATSH-AFP/ – Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern urdhëroi sot një kufizim tre ditor në Auckland (veri) pas zbulimit të një vatre të re të kontaminimit me koronavirus.
Janë 1,7 milionë banorë që do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre duke filluar nga e diela në mesnatë.
Shkollat dhe tregjet do të mbyllen të hënën, me përjashtim të bizneseve thelbësore.
Ardern theksoi se ky kufizim ishte vendosur si një masë paraprake, në rast se lloji i virusit të zbuluar do të ishte një nga më të transmetueshmit.
“Gjëja kryesore që ne kërkojmë nga njerëzit në Auckland, është të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur çdo rrezik përhapjeje”, theksoi ajo.
Qyteti i madh verior do të jetë i izoluar nga pjesa tjetër e vendit. Hyrja dhe dalja nga Auckland do të kufizohen rëndë./ /ec/





















