Ballina Flash

FOTO/ Berati mbulohet nga ‘velloja’ e dëborës

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ Flokët e dëborës zbardhën sot edhe qytetin 2400 vjeçar të Beratit, ku çatitë e shtëpive karakteristike duken më të bukura nën ‘vellon’ e bardhë.

Në rrugët kryesore të qytetit janë vendosur edhe zemra të kuqe, simbol i ditës së Shën Valentinit, duke ia shtuar edhe më shumë bukurinë qytetit që pret mijëra turistë.

Qytetarët, sidomos fëmijët e vegjël kanë dalë në sheshe e lulishte për të shijuar dëborën.

I njohur jo vetëm për bukurinë e tij të rrallë, por edhe për mikpritjen, Berati zgjon përherë e më shumë interesin e turistëve që e kanë vizituar./k.s/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZELANDË E RE – Kufizim tre ditor kundër COVID-19, mbyllen shkollat dhe bizneset jo thelbësore
Artikulli tjetërAutoriteti i Aviacionit Civil: Linjat ajrore ku parashikohen vonesa të vogla dhe ndryshim oraresh në fluturime