Ballina Ekonomi

Autoriteti i Aviacionit Civil: Linjat ajrore ku parashikohen vonesa të vogla dhe ndryshim oraresh në fluturime

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/- Autoriteti i Aviacionit Civil bën të ditur se “të gjithë ata që kanë në plan të udhëtojnë sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është që prej orës 07:00, në gjendje operacionale dhe nuk ka probleme prej kushteve klimaterike”.

AAC informon se rreth orës 07.30 është kryer një ulje sot në mëngjes e linjës Bari- Tiranë.

“Ky fluturim bëri ulje të detyruar mbrëmë në orën 01:00 në Bari si pasojë e kohës së keqe në Tiranë. Bëhet fjalë për  fluturimin Bologna – Tiranë”, sqaron AAC.

Gjithashtu bëhet e ditur se nuk ka patur vonesa për ngritjet:  LUFTHANSA DLH1425: Tiranë- Frankfurt ora 07:50 , ALBAWINGS ABN2007:Tiranë – Bergamo ora 09:15 dhe WIZZAIR WZZ3845 Tiranë – Bergamo ora 09:35”.

Autoriteti i Aviacionit Civil bën të ditur se “parashikohen vonesa të vogla dhe ndryshim oraresh në fluturimet e ditës sotme, si: “PC 282PEGASUS Tiranë – Stamboll nga  ora 02:20 ka ndryshuar në 18:00 për ditën e sotme. Fluturimet e Air Albania drejt Italisë me destinacionet Bergamo, Malpensa dhe Bologna kanë 1 orë e 30 minuta vonesë secili fluturim, në nisje nga TIA. Ndërsa Tiranë- Stamboll niset në orën 15:00”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Berati mbulohet nga ‘velloja’ e dëborës
Artikulli tjetërPastrimi i rrugëve rurale të Tiranës/Veliaj: Mirënjohje nga zemra kolegëve