TIRANË, 6 shkurt/ATSH/- Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në terren për mbajtjen e maskave dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në Tiranë u këshilluan 832 individë për mbajtjen e maskës dhe u monitoruan 181 subjekte të ndryshme për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Nga fillimi i vitit 2021, janë kryer 76 928 inspektime dhe monitorime në subjekte të ndryshme dhe janë këshilluar 55 896 individë.
1 masë administrative me gjobë dhe 33 vendime të ndërmjetme për mbyllje aktiviteti janë marrë për subjekte të cilët janë konstatuar në shkelje të ligjit.
Inspektimet dhe monitorimet e inspektorëve shëndetësorë do të vijojnë pa ndërprerje në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve dhe individëve me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.



























