RIAD, 6 shkurt /ATSH-SPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken dhe ministri saudit i Punëve të Jashtme, Fayçal ben Farhan diskutuan për sfidat e përbashkëta të dy vendeve gjatë bisedës së tyre të parë telefonike.
”Farhan përshëndeti homologun amerikan për emërimin e tij dhe konfirmoi se Riadi priste me padurim të punonte me Uashingtonin për t’i bërë ballë sfidave të përbashkëta”, theksoi agjencia saudite e lajmeve, SPA, duke shtuar se Riadi ishte i gatshëm të bashkëpunonte për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
“Dy krerët diskutuan për marrëdhëniet historike dhe strategjike mes dy vendeve”, shtoi SPA.
Njoftimi për këtë bisedë telefonike, data e së cilës nuk është e specifikuar, vjen pas angazhimit të presidentit amerikan, Joe Biden për të mbështetur përpjekjet diplomatike në Jemen, ku Arabia Saudite ka udhëhequr një koalicion ushtarak që nga viti 2015 në mbështetje të forcave qeveritare përballë rebelëve Huthis, të mbështetur nga Irani./ a.jor.























