BERLIN, 20 janar /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi se priste me padurim hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet gjermano-amerikane, në një mesazh urimi për presidentin e ri, Joe Biden.
“Urimet më të ngrohta me rastin e betimit tuaj si president, @POTUS Joe Biden dhe @VP Kamala Harris, një triumf i vërtetë për demokracinë amerikane”, thekson kancelarja, e cituar në një mesazh në Twitter nga zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.
“Pres me padurim hapjen e një kapitulli të ri miqësie dhe bashkëpunimi gjermano-amerikan”, theksoi ajo./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























