Ballina Flash

Urgjenca Kombëtare, 542 misione Covid vetëm gjatë kësaj jave

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Urgjenca Kombëtare ka kryer gjatë kësaj jave 2299 misione, nga të cilat 542 misione Covid.
Kështu theksoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu, e cila vlerësoi punën e ekipeve të Urgjencës Kombëtare.
“Punë e palodhur e ekipit të Urgjencës Kombëtare, 24/7, si çdo ditë të vitit. 2299 misione janë kryer gjatë kësaj jave nga Urgjenca Kombëtare, prej të cilave 542 misione COVID”, – tha Manastirliu.

Urgjenca Kombëtare është në vijën e parë të betejës me COVID-19 në shërbim të çdo qytetari.

Ministrja e Shëndetësisë bën apel për zbatimin e masave të distancimit fizik, higjenës, vendosjen e maskës dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme për frenimin e COVID-19.

/k.s/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTrump kërkon një aeroport me… emrin e tij?!
Artikulli tjetërIZRAEL – Fillon bllokimi i tretë mbarëkombëtar antiCovid-19