UASHINGTON, 18 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Departamenti për Energjinë i Administratës Kombëtare të Sigurisë Bërthamore, që ruan depot e armëve bërthamore të SHBA, ka prova se hakerat kanë thyer rrjetet e tyre në një shkallë më të gjerë operacion spiunazhi, që ka goditur të paktën një duzine të agjencive federale, shkruan ”Politico”.
Aktiviteti i dyshimtë u identifikua edhe në laboratorët e Los Alamos dhe ”Sandia Nationals” në Nju Meksiko dhe Uashington.
Qeveria amerikane nuk e ka drejtuar ende gishtin drejt ndonjë aktori të veçantë, por ekspertët e sigurisë kibernetike pohojnë se operacioni mban shenjat e shërbimit sekret rus.
Hetuesit ende nuk kanë konstatuar nëse ”piratët” shkencëtarët kanë arritur të futen ose të marrin të dhëna. /os/























