TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi priti sot në takim Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Vincenzo Del Monaco.
Kryemadhi u shpreh se, “në takim shkëmbyem mendime mbi procesin zgjedhor të 25 prillit dhe sfidat e Shqipërisë”.
“Prezenca e OSBE ka një sfidë të madhe përpara, përsa i takon besimit të qytetarëve tek institucioni i zgjedhjeve”, tha ajo.
“Kjo është një sfidë jo vetëm e prezencës së OSBE këtu, por për të gjithë aktorët politikë dhe sidomos e opozitës shqiptare”, u shpreh Kryemadhi.
“Në zgjedhjet e 25 prillit ne presim një nga pjesëmarrjet më të mëdha, për të qenë një referendum për ndryshim cilësor të gjendjes në Shqipëri”, theksoi Kryemadhi.