Ballina Flash

Zgjidhet kryesia e re e Aleancës së Grave Këshilltare në bashkinë e Tiranës

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Aleanca e Grave Këshilltare në bashkinë e Tiranës zgjodhi kryesinë e re, e cila do të ndihmojë për forcimin e politikave në dobi të grave në nevojë.

Në takimin e parë, me votë unanime, kryesia zgjodhi Maura Linadin si kryetaren e Aleancës së Grave Këshilltare Tiranë.

Teksa ka uruar kryesinë e re, kryetarja e këshillit bashkiak të Tiranës, Romina Kuko shpreh besimin se Aleanca do të arrijë që idetë t’i materializojë në nisma konkrete.

“Urimet më të mira për kryesinë e re të Aleancës së Grave Këshilltare të Tiranës”. Kryesia e re përbëhet nga Albina Nanaj, Bora Panajoti, Maura Linadi, Sara Shameti dhe Xheni Hatillari.

Në takimin e parë, me votë unanime, kryesia zgjodhi Maura Linadin si kryetaren e Aleancës së Grave Këshilltare Tiranë.

“Punë të mbarë dhe mezi pres të shoh idetë tuaja të mrekullueshme të materializuara në nisma konkrete”, thekson Romina Kuko. /a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProcesi zgjedhor i 25 prillit dhe sfidat e Shqipërisë/ Kryemadhi pret ambasadorin e OSBE
Artikulli tjetërOBSH: Përdorimi i maskave mbrojtëse në shtëpi në raste të caktuara