Ballina Flash

COVID-19 – Frankfurti mbyll tregjet e famshme të Krishtlindjeve, ndërsa rastet e reja rriten

FRANKFURT, 25 tetor /ATSH-DPA/ –  Qyteti gjerman i Frankfurtit, i njohur për tregjet e tij të Krishtlindjeve, ka futur kufizime më të ashpra ndërsa rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten duke përfshirë edhe mbylljen e tyre.

“Zyrtarët lokalë e morën vendimin në një takim të posaçëm“,  sipas një deklarate për shtyp.

Qyteti, që është zona më e madhe metropolitane në landin e  Hesses, ka regjistruar më shumë se 176 raste të virusit për 100 000 banorë gjatë një periudhe shtatë ditore.

Frankfurti gjithashtu ka shtrirë rregullat e detyrueshme të veshjes së maskave në një zonë më të gjerë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Riforcohen kufizimet pas një numri rekord rastesh me COVID-19
Artikulli tjetërSHBA – Pompeo i kërkon Lukashenkos lirimin e një këshilltari amerikan