SHBA – Pompeo i kërkon Lukashenkos lirimin e një këshilltari amerikan

UASHINGTON, 25 tetor /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin bjellorus, Alexandre Lukashenko për t’i kërkuar lirimin e një këshilltari politik amerikan, njoftoi departamenti i Shtetit.

Specialist në strategjinë politike, i diplomuar në Universitetin e Harvardit, Vitali Shkliarov ka këshilluar kandidatët për presidencë në SHBA, në Rusi dhe në Ukrainë.

Ai u arrestua në Bjellorusi më 29 korrik para zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit në këtë vend dhe u shpall fajtor nga autoritetet bjelloruse për organizimin e veprimeve që shkelin sigurinë publike.

Lukashenko, në pushtet që prej vitit 1994, u shpall zyrtarisht fitues i zgjedhjeve të 9 gushtit me rreth 80% të votave kundër 10% për konkurrenten kryesore Svetlana Tikhanovskaïa.

Opozita konfirmoi se këto zgjedhje ishin të manipuluara dhe Tikhanovskaïa pretendoi fitoren.

Këto zgjedhje të diskutueshme u pasuan nga demonstrata të shumta të opozitës, disa prej të cilave u shtypën ashpër dhe protesta ndërkombëtare. Shumica e udhëheqësve të opozitës janë arrestuar ose janë larguar jashtë vendit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.