Ballina Bota

BRITANI E MADHE – OPEC+: Të vendosur të sigurojmë stabilitetin e tregut të naftës

LONDËR, 19 tetor /ATSH-AFP/ – Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) tha sot se ishte e vendosur të bënte atë që është e nevojshme për të siguruar stabilitetin e tregut të arit të zi, pasi rimëkëmbja e kërkesës tregon shenja dobësie.

“Unë do të desha të theksoj vendosmërinë e OPEC+ për të ndjekur strategjinë që kemi vendosur njëzëri”, pohoi ministri saudit i Energjisë, Abdel Aziz bin Salman, kreu i kartelit, në një fjalim gjatë një takimi mujor të OPEC+.

“Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme, në interes të të gjithëve”, shtoi ai.

Tregjet po presin për një reagim të kartelit, ndërkohë që situata e kërkesës po rëndohet nga ringjallja e pandemisë së COVID-19 në Europë dhe SHBA, si edhe nga masat mbrojtëse që mund të pengojnë konsumin./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPresidenti me gazetarët/ Braçe: Nuk guxoi kërkush ti kërkonte llogari për firmat, vulat dhe dekretet e tij
Artikulli tjetërBB mbështet Shqipërinë për ta bërë ekonominë më rezistente ndaj goditjeve