Ballina Ekonomi

BB mbështet Shqipërinë për ta bërë ekonominë më rezistente ndaj goditjeve

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Banka Botërore shprehet se do të mbështesë Shqipërinë të nxisë reformat që kontribuojnë në rritjen e ekonomisë së qëndrueshme, krijimin e më shumë vendeve të punës, si dhe përmirësimin e jetesës së njerëzve.
Anna Bjerde, Zëvendës Presidente e Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore u takua sot virtualisht me Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë dhe Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Ata diskutuan çështje të ndryshme mbi efektet e tërmetit 2019 dhe pandemisë së COVID-19, masat mbi politikat e nevojshme për të ndihmuar ekonominë të rimëkëmbet, si rreth programit të Bankës Botërore në Shqipëri.
“Banka Botërore do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë për ta bërë ekonominë e vet më rezistente ndaj goditjeve, si dhe do të nxisë reforma që do të kontribuojnë për një rritje ekonomike të qëndrueshme, krijimin e më shumë vendeve të punës, si dhe përmirësimin e jetesës së njerëzve”- thekson BB. /a.a/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
  • ETIKETIMET
  • bb
Artikulli paraprakBRITANI E MADHE – OPEC+: Të vendosur të sigurojmë stabilitetin e tregut të naftës
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e martë 20 tetor 2020