TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh e deleguara politike e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, është shprehur sot se taksa për biznesin e vogël është zero.
Spiropali ka publikuar një video të një bisede mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe një taksisti ditën e sotme për të përcjellë faktin se taksat janë zeruar.
Në sekuencën e publikuar nga Spiropali, Basha pyet një taksist (biznes i vogël): Sa të shkojnë taksat vjetore? Ndërsa ai i përgjigjet: Taksat nuk na vrasin, sepse taksa na është zeruar.
Teksa publikon këtë bisedë të Bashës, Spiropali shkruan: ”0 taksa për biznesin e vogël! LBPD, qartë?!”
/r.e/























