Ballina Aktualitet

Ilirjan Celibashi zgjidhet Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve, Lealba Pelingu votohet nënkomisionere

TIRANË, 5 tetor /ATSH/ Në seancën e sotme plenare të Kuvendit u votua edhe krijimi i Komisionit të ri Qendror të Zgjedhjeve.

Deputetët e Kuvendit zgjodhën Ilirjan Celibashin në postin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve me 106 vota pro, ndërsa 5 vota mori kandidati tjetër Ardian Myslymaj.

Lealba Pelingu u zgjodh Nënkomisioner Shtetëror i Zgjedhjeve me 105 vota pro, ndërsa 5 vota mori kandidati tjetër Agron Haxhimali.

Kuvendi zgjodhi edhe anëtarët e Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve, Ilirjana Nano, Dritan Çaka, Arens Çela, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj me 107 vota pro, 4 kundër dhe 4 abstenim.

Si anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve u zgjodhën Ilirjan Rusmali, Elvin Lako, Koli Bele, Elvis Çefa, Ledio Braho me 105 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenime.

/j.p//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMV – Propozohet hapja e kufijve me vendet fqinje pa testin COVID-19
Artikulli tjetërKoalicionet ruhen/ Unë nuk jam udhëheqës i Partisë Socialiste për të ushqyer partitë e vogla