MV – Propozohet hapja e kufijve me vendet fqinje pa testin COVID-19

SHKUP, 5 tetor /ATSH-AA/ – Komisioni për Sëmundjet Infektive i Maqedonisë së Veriut ka bërë një projektvendim për hapjen e kufijve me Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë pa test për koronavirusin e ri.

“Sipas analizës, për momentin nuk ka asnjë indikacion, respektivisht nga këto vende, për një numër të lartë të rasteve të importuara me COVID-19. Prandaj, nuk ka rrezik dhe është e sigurt hapja e kufijve”, tha Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.

Projektvendimi do t’i paraqitet qeverisë së Maqedonisë së Veriut për t’u miratuar.

Pas mbylljes së kufijve shkaku i shpërthimit të pandemisë COVID-19, Maqedonia e Veriut më 17 qershor hapi vendkalimet kufitare në vend, por duke zbatuar masa për të parandaluar përhapjen e virusit, përfshirë një test negativ për COVID-19 jo më i vjetër se 72 orë dhe nënshkrimi i një deklarate të vetizolimit të obligueshëm për 14 ditë.

Më 26 korrik, pa test të nevojshëm për COVID-19 dhe pa obligim për t’u karantinuar, Maqedonia e Veriut hapi kufirin me Shqipërinë, por jo edhe me Kosovën.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, deri më tani numri i personave të konfirmuara me koronavirus në vend është 18 790, prej të cilëve 15 341 pacientë janë shëruar dhe 756 kanë vdekur./   /os/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.