Ballina Aktualitet

Soreca takon kreun e KLGJ-së: Plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë, përparësi kryesore

TIRANË, 25 shtator /ATSH/ “Plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet një përparësi kryesore”.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca zhvilloi sot një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.

Soreca theksoi në takim se Këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri gjyqësor të Shqipërisë.

Soreca nënvizoi se, plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet një përparësi kryesore.

Soreca gjithashtu shtoi se, Bashkimi Europian mbështet Këshillin në përpjekjet e tij për të rritur pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor të Shqipërisë.

“U takova sot me Kryetaren e KLGJ Naureda Llagami. Këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri gjyqësor të Shqipërisë. Plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet një përparësi kryesore. Bashkimi Europian mbështet Këshillin në përpjekjet e tij për të rritur pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor të Shqipërisë”, u shpreh Soreca.

/gj.mima/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBozdo: Çmimi i ujit në Tiranë më i shtrenjtë se në Korçë e Pogradec
Artikulli tjetërSpiropali me ambasadorin italian: Reforma Zgjedhore e dialogu, mundësi e artë për konsolidimin e rrugës së reformave