Ballina Aktualitet

Spiropali me ambasadorin italian: Reforma Zgjedhore e dialogu, mundësi e artë për konsolidimin e rrugës së reformave

TIRANË, 25 shtator /ATSH – I. Vata/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Italisë mike, Fabrizio Bucci.

Spiropali nga ana e saj ka falënderuar ambasadorin për ndihmën që Italia i ka dhënë Shqipërisë. “Falënderimi është pak për mbështetjen e jashtëzakonshme që Italia i ka ofruar Shqipërisë”, tha ajo.

Po ashtu, Spiropali shtoi se “një traditë e hershme që nuk ndryshoi kah as gjatë momenteve të vështira të tërmetit e as gjatë pandemisë, ku asistenca dhe eksperienca e çmueshme e mjekëve dhe infermierëve italianë ishte dëshmi vëllazërie dhe mirënjohjeje reciproke ndaj Shqipërisë, e cila dërgoi e pakushtëzuar ekipin e saj të mjekëve dhe infermierëve, në kohën kur Italia përjetoi momente tmerri nga armiku i padukshëm”.

Gjithashtu, Spiropali tha se “vëmendje gjatë takimit pati edhe Reforma Zgjedhore e dialogu produktiv, si mundësi e artë për konsolidimin e rrugës së reformave dhe progresit për ardhmërinë europeiste të Shqipërisë”. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSoreca takon kreun e KLGJ-së: Plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë, përparësi kryesore
Artikulli tjetërGazsjellësi TAP rriti me 16 herë investimet zvicerane në Shqipëri në pesë vitet e fundit