Ballina Bota

SUEDI – Qeveria hap auditim për aftësitë e saj në rast krize

STOKHOLM, 2 korrik /ATSH-AFP/- E kritikuar për përgatitjen jo të plotë dhe dobësitë përballë situatave urgjente, të dala në pah nga epidemia e koronavirusit të ri, qeveria suedeze njoftoi sot se do të hapë një auditim mbi aftësinë e saj për të garantuar burimet e nevojshme në rast krize.

Misioni iu besua Institutit suedez të Hulumtimeve për Mbrojtjen (JTF), një agjenci qeveritare, e cila, një ditë më parë, publikoi një raport ku tregonte të metat e autoriteteve suedeze në kohë krize, në veçanti në menaxhimin e krizës shëndetësore të COVID-19.

“Epidemia e koronavirusit nxorri në pah dobësitë e gatishmërisë suedeze ndaj krizave”, vërejtën studiuesit.

Suedia, e cila kohët e fundit njoftoi krijimin e një komisioni për të vlerësuar reagimin e vendit ndaj COVID-19, ka zgjedhur një qasje origjinale në Europë duke mos kufizuar popullsinë e saj gjatë pandemisë së koronavirusit të ri./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDeklarata kushtetuese e 2 Korrikut 1990/ Basha: Gur themeli i shtetit të Kosovës
Artikulli tjetërMarvin Çuni: S’pendohem për sakrificat, i fiksuar pas ëndrrës sime