Ballina Bota

FRANCË – Tregjet europiane të aksioneve sërish nën zero

PARIS, 1 korrik /ATSH-AFP/- Tregjet europiane të aksioneve përfunduan sërish nën zero sot, me gjithë shenjat pozitive ekonomike.

Frankfurti regjistroi rënien më të madhe me -0,41%, Milano -0,23%, Londra -0,19%, Parisi me -0,18% dhe Madridi me -0,06%.

“Aksionet përjetuan paqëndrueshmëri të madhe sot. Shqetësimet për shëndetin peshuan mbi seancën e mëngjesit, megjithatë gjendja shpirtërore është përmirësuar nga shpresa e një vaksine kundër COVID-19”, analizoi David Madden i “CMC Market”.

Sipas analistëve, mbi tregjet vazhdojnë të peshojnë faktorë të tjerë paqëndrueshmërie, veçanërisht tensionet gjeopolitike dhe negociatat postBrexit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohen çmimet dhe kategoritë që përfitojnë falas tekstet e Qendrës së Botimeve për Diasporën
Artikulli tjetërBasha, bisedë telefonike me ministrin Di Maio: PD do të bëjë gjithçka që i takon për të përshpejtuar integrimin