Ballina Bota

GJERMANI – Masat për pandeminë në qendër të takimit të Merkelit me kryeministrat e landeve

BERLIN, 17 qershor /ATSH-DPA/ – Pas tre muajve video-konferencash dhe telefonatash, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe përfaqësuesit e shteteve federale do të takohen për herë të parë fizikisht.

Axhenda ka të bëjë me mënyrën se si të vazhdohet me masat në lidhje me pandeminë e koronavirusit, së bashku me tema të shumta, si programi ekonomik pas pandemisë dhe marrëdhëniet e ardhshme të Gjermanisë me Britaninë e Madhe pas Brexit.

Merkel dhe kryeministrat e landeve u takuan për herë të fundit personalisht më 12 mars.

Në ditët në vijim, shkollat ​​dhe kopshtet, restorantet, baret dhe objektet e tjera u mbyllën dhe jeta publike u ndal.

Që atëherë, kancelari dhe kryeministrat kanë diskutuar si të procedohet gjatë pandemisë së koronavirusit.

Dallimet në lehtësimin e masave të vendosura për të ndaluar përhapjen e virusit, që është  kompetencë e nivelit shtetëror në Gjermani dhe jo federale, janë bërë gjithnjë e më të dukshme.

Landet kanë ndjekur rrugë të ndara që nga fillimi i majit. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBilanci i COVID-19 në Kosovë: 1 756 të infektuar, 34 të vdekur dhe 968 të shëruar
Artikulli tjetërFRANCË – Tregu europian i automjeteve regjistron rënie prej 52,3%