PARIS, 17 qershor /ATSH-AFP/ – Viktimë e pandemisë, tregu europian i automjeteve ka pësuar një rënie prej 52,3% në muajin maj në një vit, një shifër më pak negative se në muajin prill në sajë të rihapjes së koncesionarëve në disa vende, sipas të dhënave të publikuara sot.
“Shitjet e grupit Renault (me Dacia, Lada dhe Alpine) kanë rënë me 52,5% muajin e kaluar dhe ato të PSA (Peugeot, Citroën, Opel/Vauxhall, DS) me 56,4%”, njoftoi Shoqata e Prodhuesve Europianët të Automobilave (ACEA) në një komunikatë./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























