Ballina Flash

Anulohen sërish fluturimet në aeroportin e Prishtinës

PRISHTINE, 17 qershor /ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” njoftoi se edhe fluturimet e datës 17 qershor janë anuluar.

Udhëtarët janë lutur që për detaje të tjera të kontaktojnë kompanitë ajrore.

“Ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 17 qershor 2020 janë anuluar.

Mirësisht ju lusim që të jeni në kontakt me kompanitë ajrore për detaje të tjera”, thuhet në njoftimin e ANP “Adem Jashari”.

Kujtojmë se në ditët e fundit janë anuluar të gjitha fluturimet nga aeroporti i vetëm funksional në Kosovë./KosovaPress//e.m/ /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Tregu europian i automjeteve regjistron rënie prej 52,3%
Artikulli tjetërBRUKSEL – NATO: Të shqetësuar nga rritja e pranisë ruse në Mesdheun Lindor