TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Tenori me peshë të madhe ndërkombëtare, Ramë Lahaj ka prekur majat më të larta të artit botëror.
Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi sot një takim me tenorin e madh ndërkombëtar.
“Sot më vizitoi në zyrën time miku im i çmuar e tenori me peshë të madhe ndërkombëtare, Ramë Lahaj”, tha Cakaj.
“Biseduam për artin, kulturën, historinë, Kosovën e Shqipërinë”, u shpreh Cakaj.
“Krenar që një djalë i rritur në Kosovë, ish-ushtar i UÇK-së në mbrojtje të vendit të tij, sot ka prekur majat më të larta të artit botëror“, theksoi Cakaj.
/gj.mima//a.a//r.e/























