Ballina Bota

SHBA – Pentagoni: Vaksina antiCOVID-19 mund të jetë gati këtë fundvit

UASHINGTON, 3 qershor /ATSH-DPA/ – Shkencëtarët e laboratorëve të ushtrisë amerikane, të cilët kryejnë studime për koronavirusin, janë të bindur se “një formë vaksine’’ do të identifikohet nga fundi i vitit, por paralajmërojnë se qasja në shkallë të gjerë do të marrë shumë kohë.

”Shkencëtarët e ushtrisë janë duke punuar për vaksinën, por, ndërsa qëllimi i qeverisë është zbulimi i vaksinës deri në fund të vitit 2020, përshpejtimi i aksesit publik pothuajse me siguri do të zgjatet deri në vitin 2021”, deklaroi një shkencëtar i ushtrisë.

“Është e arsyeshme të pritet që do të ketë një formë të vaksinës që mund të jetë e disponueshme në njëfarë niveli për një popullatë të caktuar deri në fund të vitit, e para e vitit”, tha koloneli Wendy Sammons-Jackson, drejtori i programit të ushtrisë amerikane.

Kayvon Modjarrad, drejtor i sëmundjeve infektive në institutin e kërkimeve ushtarake ”Walter Reed”, tha se ”hapi tjetër në zhvillimin e vaksinës antiCovid-19 në laboratorin e tyre është vetëm disa ditë larg”./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCakaj takim me tenorin Ramë Lahaj/ Krenar që një djalë i rritur në Kosovë, ka prekur majat më të larta të artit botëror
Artikulli tjetërFOTO-Tepelenë/ Matohasanaj, fshati në rrënojat ilire, atraksion i veçantë për turistët