TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) do të shembë me shpërthim të kontrolluar pallatin nr. 14 në lagjen 11, bulevardi “Dyrrah” në Durrës.
Specialistët e IKMT kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa dëm të shpërthimit.
“Megjithatë për arsye sigurie të gjithë banorët e banesave dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati (në një rreze 300 m nga vendi i shpërthimit) duhet që ditën e enjte, 4 qershor, nga ora 11:00 deri në orën 17:00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjutera dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre”, njoftoi IKMT.
/k.s/j.p/r.e/























