Ballina Aktualitet

Ura e Shën Prodhromit e restauruar/ Një tjetër nga shumë shembuj kuptimplotë të angazhimit për vlerat e vërteta të trashëgimisë kulturore

TIRANË, 2 qershor/ATSH/  Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “trashëgimia kulturore ka njohur gjatë qeverisjes sonë të vetmen periudhë vëmendjeje, përkujdesjeje, rimëkëmbjeje, në 30 vitet e fundit”.

Kreu i Qeverisë publikoi sot një video nga Ura e Shën Prodhromit në Voskopojë, e cila është restauruar vitin e kaluar, ndërsa theksoi se “ky është një tjetër nga shumë shembujt kuptimplotë të angazhimit tonë për vlerat e vërteta të kësaj trashëgimie”.

“Trashëgimia kulturore ka njohur gjatë qeverisjes sonë të vetmen periudhë vëmendjeje, përkujdesje, rimëkëmbjeje, në 30 vitet e fundit dhe ky është vetëm një tjetër nga shumë shembujt kuptimplotë të angazhimit tonë për vlerat e vërteta të kësaj trashëgimie, ku nuk ka bërë kurrë pjesë, në asnjë dokument zyrtar të asnjë faze të pasluftës karakatina e shembur pak kohë më parë në kryeqytet”, – tha Rama.

Ura e Shën Prodhromit është një prej veprave inxhinierike ndërtuar gati 300 vjet më parë, e cila shërbente si nyje lidhëse e Voskopojës me manastirin e Shën Prodhromit. Kjo urë është monument i kategorisë I dhe përbëhet nga dy harqe prej guri të skalitur mirë dhe është ndërtuar në të njëjtën periudhë me fshatin me 24 kisha dhe Akademi. Pjesa e sipërme e urës është kalldrëm. Kjo urë me harqe vlerësohet e rrallë për sa i përket anës arkitektonike. Ajo është një prej urave më të vjetra në vend./k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjirokastër/ Intensifikim kontrolleve në terren kundër kultivimit të kanabisit
Artikulli tjetërRindërtimi pas tërmetit/ IKMT vijon shembjen e objekteve të dëmtuara në Durrës