ANKARA, 16 maj /ATSH-AA/ – Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se me 41 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri në vendin e tij është rritur në 4.096.
Në llogarinë e tij në twitter, Koca njoftoi se numri i rasteve të infektuarve me koronavirus në Turqi është rritur në 148 067, pasi 1 610 raste të tjera u regjistruan gjatë ditës së fundit.
Ai po ashtu theksoi se 2 004 pacientë të tjerë janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka shkuar në 108 137. /os/






















