Ballina Flash

Ish-futbollisti i Kombëtares, Alban Bushi: Të jetojmë normalitetin e ri duke respektuar distancimin social

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një videomesazh drejtuar qytetarëve nga ish-futbollisti i njohur i Kombëtares, Alban Bushi.

“Të respektojmë rregullat, t’i përshtatemi normaliteti të ri, për të mbrojtur veten, prindërit tanë dhe njerëzit tanë më të dashur. Ju lutem dëgjoni mesazhin e Alban Bushit”, ftoi qytetarët ministrja Manastirliu.

Nga ana e tij, Alban Bushi shprehet se tashmë duhet t’i përshtatemi këtij normaliteti të ri duke respektuar distancimin social në mënyrë që të shmangim përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 dhe të mbrojmë njerëzit tanë të dashur.

“Duhet të mbajmë distancë me njëri-tjetrin, duhet ta bëjmë sakrificë për të mos shtrënguar duart dhe përqafuar. Duhet t’i përshtatemi këtij normaliteti të ri për të mbrojtur veten tonë, prindërit tanë dhe njerëzit tanë më të dashur”, shprehet Bushi. z.tosku/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Treg Tur Korça”/ 52 mijë euro nga IPARD për përmirësimin e teknologjisë në bujqësi
Artikulli tjetërTURQI – Numër i ulët viktimash nga COVID-19 në 24 orët e fundit