Ballina Bota

SPANJË – Sanchez: Dalje progresive nga kufizimi deri në fund të qershorit

MADRID, 28 prill /ATSH-AFP/- Qeveria spanjolle vendosi sot planin e daljes nga kufizimi, i cili do të bëhet në katër faza deri në fund të qershorit, njoftoi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

“Në rastin më të mirë, faza e daljes nga kufizimi drejt normales së re do të ketë një kohëzgjatje minimale prej gjashtë javësh”, tha Sanchez.

“Ne duam që kohëzgjatja maksimale të jetë tetë javë për të gjithë territorin spanjoll”, vazhdoi më tej ai, pa dhënë data specifike për fazat e ndryshme, zbatimi i të cilave do të varet nga evolucioni i pandemisë COVID-19 në vend.

Kufizimi i përgjithshëm i vendit, më i rrepti në Europë, është lehtësuar tashmë të dielën me autorizimin që fëmijët nën 14 vjeç që të dalin për shëtitje dhe duhet të jetë akoma në fuqi të dielën e ardhshme me mundësinë për të bërë sport të vetëm ose për të ecur me anëtarë të së njëjtës familje./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHAPESIRE – Në 1888 u vra njeriu i parë nga meteori
Artikulli tjetërMJEKESI – Mbi 1 miliard persona mund të infektohen me COVID-19