HAPESIRE – Në 1888 u vra njeriu i parë nga meteori

KABUL, 28 prill /ATSH-ANSA/- Episodi i parë deri më tani i dokumentuar i një qenie njerëzore të vrarë nga një meteor daton në 22 gusht 1888 dhe ndodhi në Irak.

Botuar në revistën Meteoritics and Science Planetary, dëshmia doli nga tre dokumente të gjetura në arkivat shtetërore të Turqisë nga grupi kërkimor i universitetit turk Ege, të Izmirit, të udhëhequr nga Ozan Unsalan.

Këto janë tre letra të shkruara në turqishten osmane nga autoritetet lokale të Slemani, qyteti i Irakut, ku një meteor ra në 1888. E njëjta ngjarje u raportua nga guvernatori i Sulaymaniyah për Sulltan Abdul Hamid II të Perandorisë Osmane.

Dokumentet përshkruajnë një top prej zjarri në qiell duke treguar që meteori erdhi nga Juglindja dhe shpërtheu në atmosferë duke hedhur një shi të fragmenteve në një kodër brenda 10 minutave, duke vrarë një njeri dhe duke plagosur një tjetër.

Dokumenti raporton se janë dëmtuar edhe disa fusha të kultivuara. /os//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.