Ballina Flash

MJEKESI – Mbi 1 miliard persona mund të infektohen me COVID-19

NJU-JORK, 28 prill /ATSH-ANSA/ Një miliard njerëz në mbarë botën mund të marrin koronavirus. Ky është alarmi i përfshirë në një studim të OJQ-së ”International Rescue Committee” bazuar në modelet dhe të dhënat e OBSH-së.

Sipas raportit rrezikohet të ketë rreth 3 milionë viktima në dhjetëra vende.

“Këta numra duhet të jenë një thirrje zgjimi. Efekti shkatërrues i pandemisë ende nuk ka arritur në zonat më të brishta dhe vendet e shkatërruara nga luftërat”, theksoi presidenti i IRC David Miliband.

”Qeveritë duhet të punojnë për të eliminuar çdo pengesë për ndihmën humanitare,” shtoi ai. /os//a.a//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPANJË – Sanchez: Dalje progresive nga kufizimi deri në fund të qershorit
Artikulli tjetërOKB kërkon 89 milionë dollarë për të zhvendosurit dhe refugjatët jemenas