Ballina Flash

Bino: Shqipëria nuk është pjesë e asnjë studimi për përdorimin e vaksinës antiCOVID

TIRANË, 27 prill/ATSH/ Drejtuesja e departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, në një lidhje direkte për një nga mediet e vendit deklaroi se OBSH nuk ka në proces asnjë testim mbi vaksinat antiCOVID.

Bino theksoi se Shqipëria nuk është pjesë e asnjë studimi për përdorimin e vaksinave.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka asnjë lloj nisme në lidhje me vaksinën ndaj COVID-19, as edhe një lloj nisme. Këto nisma janë ndërmarrë nga universitete, apo qendra shëndetësore dhe kompani të ndryshme të botës dhe ne nuk kemi asnjë lidhje me këtë. Nuk kemi asnjë lidhje me këtë. Pra ne nuk kemi asnjë lidhje me përdorimin e vaksinave të cilat janë akoma në fazë të përgatitjes”, u shpreh Bino.

Sa i përket hapjes së shkollave, Bino u shpreh se jemi ende larg për një vendimi të tillë. z.tosku//a.a//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastriliu: Hapja graduale duke zbatuar protokollet e sigurisë, 14 ditë për secilën fazë
Artikulli tjetërKOMENT – Europa drejt daljes së matur nga masat kufizuese kundër COVID-19