KOMENT – Europa drejt daljes së matur nga masat kufizuese kundër COVID-19

LONDËR, 27 prill /ATSH-AFP/ – Në rend të shpërndarë dhe nganjëherë në polemikë, europianët kanë filluar një dalje nga kufizimi, që pritet të jetë i ndërlikuar, në kuadër të një epidemie planetare ende jashtë të qenit e përfunduar.

Pandemia deri më tani ka vrarë të paktën 206 670 njerëz (përfshirë më shumë se 125 000 në Europë) për gati tre milionë persona të infektuar në të gjithë botën, sipas një përmbledhjeje të bazuar në shifrat zyrtare.

Ndërkohë që pandemia vazhdon të vendosë ritmin e veprimit në disa nga vendet më të prekura europiane, veçanërisht në Britaninë e Madhe, kryeministri britanik Boris Johnson, edhe vetë i prekur nga virusi dhe tashmë i shëruar, u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij të jenë të durueshëm.

“Nëse kurba e epidemisë po fillon të ndryshojë, britanikët duhet të vazhdojnë të respektojnë masat e kufizimit”, tha Johnson, duke premtuar vendime në ditët në vazhdim, ndërsa refuzon të prishë përpjekjet dhe sakrificat e popullit britanik e të rrezikojë një epidemi të dytë të madhe.

Në Kontinentin e Vjetër, disa vende po përgatiten të heqin gradualisht ose kanë lehtësuar kufizimet.

Norvegjia rihapi shkollat ​​sot.

Një javë pas hapjes së çerdheve dhe kopshteve, është radha e fëmijëve të moshës gjashtë deri në dhjetë vjeç për të shkuar në shkollë, në klasa deri në 15 nxënës.

Zvicra sot filloi hapjen e parukerive, luleshitësve, ndër bizneseve e lejuara të funksionojnë.

Edhe në Gjermani dhe Austri, një pjesë e madhe e dyqaneve janë rihapur ditët e fundit, me paralajmërime të rrepta të distancimit shoqëror dhe vënien e detyrueshme të maskave ​​në hapësira publike.

Spanjë, pas gjashtë javësh të mbyllur në shtëpi, fëmijët që nga e diela mund të fillojnë përsëri të luajnë në rrugë, me një numër të caktuar kufizimesh. Ndalimi është zgjatur deri më 9 maj dhe qeveria do të paraqesë planin e saj të lehtësimit nesër.

Kryeministri francez Edouard Philippe, gjithashtu, do të zbulojë nesër strategjinë e tij për daljen nga kufizimi, i cili do të fillojë më 11 maj, me një rihapje graduale, por të diskutueshme të shkollave.

Italia pritet të përcaktojë në faza, në fillim të javës, masat që planifikon të marrë duke filluar nga 4 maji.

Shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura deri në shtator, por bizneset strategjike në ekonominë e tretë europiane janë lejuar të rihapen./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.