Ballina Bota

ZELANDË E RE – Regjistrohen katër viktima të reja nga COVID-19

UELLINGON, 14 prill /ATSH-DPA/ – Zelanda e Re raportoi sot numrin më të lartë të viktimave ditore nga COVID-19, ku u regjistruan katër viktima.

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit, Ashley Bloomfield deklaroi në një konferencë për shtyp se vdekjet e reja e kishin çuar në nëntë numrin e përgjithshëm të viktimave në Zelandën e Re.

“Është një kujtesë e kthjellët e asaj që po rrezikojmë”, shtoi ai.

Tre nga katër viktimat e reja ishin të lidhura me një institucion të kujdesit për të moshuarit në qytetin Christchurch, ndërsa i katërti ndodhej në një spital në Uellingon.

Gjashtë nga viktimat e përgjithshme në Zelandën e Re ishin nga insititucioni i kujdesit për të moshuarit në Christchurch.

Bloomfield theksoi se u regjistruan 17 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 1 366 numrin e përgjithshëm të rasteve të infektuara. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Këndojmë të ndarë por jo braktisur”, mesazh shprese nga grupi polifonik “Çipini”
Artikulli tjetërPërfundojnë punimet në nënstacionin e Librazhdit, rikthehet energjia elektrike