Ballina Ekonomi

Përfundojnë punimet në nënstacionin e Librazhdit, rikthehet energjia elektrike


TIRANË, 14 prill/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot se pas angazhimit në terren të ekipeve të OSHEE-së për rikthimin në punë të nënstacionit elektrik Librazhd, brenda pak orësh u arrit rivendosja në punë dhe rikthimi i energjisë te banorët.

Balla inspektoi dje nënstacionin elektrik të Librazhdit, ku si pasojë e daljes jashtë funksioni të transformatorit qendror mbetën pa energji qyteti i Librazhdit dhe zonat.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) filloi menjëherë punën për zëvendësimin e tij ditën e djeshme dhe siç konfirmoi Balla u arrit që brenda pak orësh të rikthehej energjia./m.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZELANDË E RE – Regjistrohen katër viktima të reja nga COVID-19
Artikulli tjetërRTSH Shkolla/ Ambasadorja Kim, pjesë e një ore mësimi në gjuhën angleze