TIRANË, 14 prill/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot se pas angazhimit në terren të ekipeve të OSHEE-së për rikthimin në punë të nënstacionit elektrik Librazhd, brenda pak orësh u arrit rivendosja në punë dhe rikthimi i energjisë te banorët.
Balla inspektoi dje nënstacionin elektrik të Librazhdit, ku si pasojë e daljes jashtë funksioni të transformatorit qendror mbetën pa energji qyteti i Librazhdit dhe zonat.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) filloi menjëherë punën për zëvendësimin e tij ditën e djeshme dhe siç konfirmoi Balla u arrit që brenda pak orësh të rikthehej energjia./m.m/
